Shpenzimi i çmendur i Joe Biden
Udhëtimi i parë në Evropë i zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, pas rizgjedhjes, i ka kushtuar shumë shtrenjtë taksapaguesve amerikanë. Të paktën kështu thonë shifrat e publikuara nga disa media amerikane, sipas të cilave, në përfundim të qëndrimit në Paris, Biden i është paraqitur një faturë prej 585 mijë dollarë vetëm për një natë.
Në hotelin “Intercontinental Paris Le Grand”, sipas një dokumenti qeveritar të zbuluar online, ishin prenotuar për të gjithë anëtarët e delegacionit të zëvendëspresidentit plot 100 dhoma.