Marijuanë në autobusin e turit të Rihanna



Autobusi i turit të Rihanna është ndaluar në kufirin mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në të është gjetur një sasi e vogël marijuane. 

Sipas ‘The Sun’, agjentët e policisë ndjenë një erë të dyshimtë dhe vunë në punë qentë që gjetën tek një pasagjer lëndën e paligjshme.

Mësohet se këngëtarja nuk ka qenë në këtë autobuz.

Rihanna gjithmonë e ka pranuar se përdor marijuanë dhe gjithmonë poston foto në rrjetet sociale duke tymosur.