Video tronditëse e një përpjekje për grabitje
Policia në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara bëri publike pamjet tronditëse filmike të regjistruara nga një kamera sigurie ku tregohet një përpjekje e armatosur për të grabitur një restorant kinez.
Në video tregohet një mashkull rreth të 30-ave që i armatosur kërkon të hyjë në restorant. Nga brenda janë pesë persona të tjerë që po prisnin për të dalë jashtë. Menjëherë sapo panë agresorin të nxjerrë armën, ata u përpoqën ta ndalojnë atë duke bllokuar derën e xhamtë.
Reagimi i grabitësit ishte ekstrem. Ai qëlloi disa herë me pistoletë përmes xhamit, ndërsa pesë personat përballë tij mundoheshin të shmangnin trajektoret e plumbave.
Policia amerikane tha se në total janë qëlluar 10 plumba dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk shkaktoi plagë vdekjeprurëse tek pesë personat e rastësishëm aty.