Fillimisht ishin të paktë ata që vunë re ngjashmërinë. Por me kalimin e ditëve dhe me dhënien e serialeve të reja, gjithmonë e më shumë hidheshin foto krahasuese mes shefit të Shtëpisë së Bardhe dhe Satanait të serialit që interpretohet nga një aktor mariken.
Mbështetës të presidentit e quajtën të mirëmenduar këtë ngjashmëri nga ana e prodhuesve të serialit, por këta të fundit i quajtën këto pretendime si të pakuptimta.
“Kjo është krejtësisht e pakuptimtë. Aktori që luan Satanain në film është Mehdi Ouzaani, një aktor maroken i mirënjohur, i cili ka luajtur në disa role në filma të tjerë më parë, përfshirë këtu edhe rolin e Djallit”, thuhet në një deklaratë të Mark Burnett dhe Roma Doëney, bashkëproducentë të serialit “TheBible”.
Edhe “History Channel”, televizioni ku po transmetohet ky serial, shprehu keqardhjen për krahasimin e pavend dhe pa lidhje. Në një deklarata “History Channel” thotë se presidenti Obama gëzon respektin më të madh të këtij televizioni dhe se prodhimi i filmit dokumentar është një punë me kastë dhe staf të respektuar ndërkombëtar.