Operacionet plastike të VIP-ave

Natyra nuk i ka krijuar të gjithë njerëzit të njëjtë, por duket e papranueshme që njerëzit të klasifikohen në të bukur dhe jo të bukur. E për tu dukur gjithmonë të rinj, VIP-at në mbarë botën i janë nënshtruar ndërhyrjeve estetike. 

Pak ditë më parë Kim Kardashian publikoi fotot e ndërhyrhjes më të fundit që i mundësonte rininë dhe freskinë në fytyrën e saj. Por, vajza e reality show-t në Amerikë dihet prej kohësh që është një fanse e rinisë së përjetshme përmes kirurgjisë estetike.

Nuk mund të lihet pa përmenduar Pamela Anderson e cila me gjoksin e saj u bë simbol i femrave në vitet ‘90. Megjithatë ende ka spekullime nëse format e saj trupore janë dhuratë e natyrës apo një ndihmesë i është dhënë edhe nga bisturia.
Një tjetër emër i njohur i kinemasë botërore që thuhet se ka përmirësuar pamjen e jashtme përmes operacioneve është Megan Fox.