liri dhe Elona fillojnë një diskutim në dhomën e ndenjes, ku flasin për mënyrën se si e shohin ata lojën në Big Brother, por njëkohësisht duke e krahasuar veten me disa nga banorët e tjerë të cilët janë duke thurur strategji e duke luajtur pisët, sipas tyre.
Iliri thotë se u ka dhënë respekt të gjithë banorëve që kur ka hyrë në shtëpi dhe vazhdon t’u japë ende, por ndryshimi është se tashmë i njeh dhe pret gjithçka nga disa prej tyre. “Unë nuk kam më besim tek ta”, shprehet Iliri. Ai mendon se njerëzit duhet të dinë ta fitojnë respektin e tij dhe se tani është koha që banorët që duhet të marrin respekt, duhet të dinë t’ia kthejnë më parë respektin që kanë marrë deri tani nga ai.

Ndërkohë, në ambientet e kopshtit, ku ndodhen: Xhimi, Edberi, Vigani, Shpendi, Eldora, Anaidi dhe Rikja vazhdojnë ende momentet argëtuese mes banorëve, ku të gjithë këndojnë e kërcejnë me muzikën e improvizuar nga Vigani, i cili i bie tavolinës ndërkohë që këndon i shoqëruar nga të tjerët.
Të gjithë banorët kalojnë momente të këndshme, duke kënduar zhanre të ndryshme muzikore, ku të gjithë argëtohen për minuta të tëra së bashku. Më vonë vendosin që të ndalojnë momentet e festës e të gjithë largohen duke u shpërndarë në ambiente të ndryshme të shtëpisë.