Paramendone këtë gjest të kësaj nëne. Dy persona i kishin dhunuar vajzën e saj të mitur, ajo gjen forcën dhe mëshirën dhe në sallën e gjyqit i falë.
Ky gjest i madh i kësaj nëne i bëri të qajnë të gjithë, mes tyre edhe të akuzuarit kryesorë për dhunimin 16 Ma'lik Richmond.
Pas shqiptimit të aktgjykimit, 16 vjeçari Richmond iu afrua nënës së viktimës me lot në sy duke i kërkuar fajle për atë që kishte bërë. Nëna e vajzës i tha se e kuptonte gjendjen e tij dhe për atë e kishte falur.
Familja e viktimës thuhet se janë besimtar të devotshëm të cilët vazhdimisht janë lutur edhe për dhunuesit.
Familja i ka falur të dy 16 vjeçarët Malik Richmondin dhe Trent Mays, por edhe përkundër faljes nga ana e familjes ata do të marrin dënimin e merituar nga gjykata