TIRANE - Disa ditë pas përpjekjes së dështuar për tu arratisur nga burgu i Malandrinos, i dënuari shqiptar Alket Rizai tregon nga burgu për News 24 arsyet pse u përpoq të arratisej, dhe përse mbajti peng për 24 orë oficerët e burgut.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me moderatoren e emisionit me “Zemër të Hapur” Evis Ahmeti, Rizai rrëfen se tentativa e tij e radhës për tu aratisur erdhi pas drejtësisë së munguar.
Ai shprehet se nuk ka kryer asnjërën nga vrasjet për të cilat akuzohet, por se në Greqi njerëzit dënohen kot, sic thotë ai, thjesht se janë shqiptarë. Ai shkon më tej, duke akuzuar se policia greke ka keqtrajtuar dy bashkëpunëtorët e tij në tentativën e fundit për arratisje dhe i ka dhunuar fizikisht.
“Gjendja ime tani është shumë e mirë, ndodhi ajo që patë, mora peng 7 policë. E bëra për të dhënë një mesazh, na dënojnë kot se jemi shqiptar. Mua më akuzojnë kot. Më akuzojnë për 4 vrasje. Në këtë shtet nuk e gjen dot të drejtën, jo unë por të gjithë shqiptarët. Nëse për mua do kishte një fakt mirë, por nuk ka. Këtu keqtrajtohen të dënuarit, për incidentin e fundit, të huajve këtu ju thyejnë brinjët, nuk i cojnë as në spital. Kisha dy bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, ata janë keqtrajtuar”, thotë ai.
Duke folur për dënimin, Rizai shtoi se prokuroria dhe gjykata e kanë shpallur të pafajshëm por e kanë dënuar 72 qytetarë, që sipas Alketit ishin detyruar dhe rrahur nga policia që të dëshmonin kundër tij.
I pyetur se cfarë rruge do ndjekë ai për të qënë i lirë, Rizai shton, “Kush është ai qorr që nuk do sy. Nuk e di surprizën e radhës, por do riarratisem. Që nesër do doja të kthehesha në Shqipëri për gjykim, jam 100% i pafajshëm nuk po them se nuk jam ëngjëll, as djall por këta më kanë kapur për ngjarje që si kam bërë. Nuk kam lidhje fare me vrasjet. Fundja fundja e kam pranuar që kam grabitur bankat greke. Deri në pikën e fundit të gjakut tim do luftoj jo vetëm për vete por për mijëra shqiptar të dënuar padrejtësisht”, tha ai më tej.
DONIKA RIZAI: ALKETI MË THA: DO RIARRATISEM, POR PA GJAKDERDHJE
Edhe nëna e tij, Donika Rizai e ftuar në studion e emisionit “Me zemër të hapur” shprehet se i biri është i pafajshëm dhe thotë se do arratiset në jetë të jetëve.
“Është futur brenda padrejtësisht. Mbi të janë ngritur disa akuza që asnjëherë nuk janë vërtetuar. Për të gjitha këto akuza e kam thënë vazhdimisht që prej 13 vjetësh se Alketi nuk do ta ndërpresë arratisjen, ose drejtësi ose do arratiset në jetë të jetëve”, thotë ajo.
E ëma e tij tregon se ka komunikuar me Alketin menjëherë pasi ai lëshoi pengjet, ndërsa i ka shprehur vendimin se do tentojë sërish arratisjen. “Para se të merrte peng gardianët e burgut, ai diskutoi me mua në telefon, por nuk më ka thënë gjë. Ai është njeri me sedër nuk duron dot padrejtësitë. Pasi i liroi pengjet, më mori përsëri në telefon dhe më tha mami 13 dyer u hapën, por e 14 nuk mu hap, por unë do ja dal prapë”, rrëfen Donika.
Sipas saj, “Shteti ynë duhet të ndërhyjë, po të faktoheshin akuzat për të nuk do kisha fytyrë të vija në këtë studio. Ai nuk i ka prekur një fije floku askujt. Do ta vazhdojë rrugën deri në fund, por pa gjakderdhje”, shton ajo më tej.
E DASHURA GREKE E RIZAIT: NUK ESHTE VRASES, DO TA KERKOJME DREJTESINE Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, e dashura greke e Alket Rizait, Aspasia Mitropia, hodhi poshtë çdo mundësi që ai të jetë autori i krimeve për të cilat është dënuar në shtetin helen. Aspasia Mitropia theksoi se Alketi do të vijojë të kërkojë drejtësi në gjykatat më të larta jashtë Greqisë.
“Besoj ato që ka thënë Alketi, ai nuk është vrarës. Alketi është shumë mirë nga gjendja psikologjike dhe e vetmja gjë që mendon është sesi të arratiset sërish, pasi ai është i pafajshëm.”- deklaroi e dashura e Rizait.
AVOKATI: ARRATISJET E RIZAIT, JO PËR SHOW, POR SHENJA ANKIMI Për News 24 është prononcuar edhe avokati i Alket Rizait. Sipas tij “Në Greqi ekziston një racizëm ekstrem 50% e të burgosurve janë të huaj atje, pjesa më e madhe janë turq dhe shqiptarë”, sqaron avokati.
Ai thekson se, Greqia është vendi i 4 në botë për racizëm në vendimet që jep për të burgosurit e huaj.
“90% e dënimeve jepen vetëm sepse janë shqiptarë”, tha ai më tej.
Ndërsa arratisjet e klientit të tij i cilësoi si shenja ankimi për këto vendime dhe jo shoë.